Roland Garros, Djokovic në gjysmëfinale

03/06/2014 00:00

Novak Djokovic është kualifikuar për në gjysmëfinalet e Roland Garros pasi mundi kanadezin Milos Raonic me rezultatin 7-5, 7-6 dhe 6-4 në 2 orë e 22 minuta lojë.

Edhe pse 23-vjeçari realizoi 23 “ace” ndaj serbit (Raonic konsiderohet si një nga tenistët me shërbimin më të mirë në qarkullim), nuk mundi dot t’i bënte ballë sigurisë në lojë që shfaqi Djokovic.

Tashmë, numri 2 i botës do të luajë për një vend në finalen e madhe kundër letonezit Ernest Gulbis, numri 17 i botës, i cili mundi çekun Tomas Berdych 6-3, 6-2 dhe 6-4.

Serbi Djokovic ka humbur vetëm një herë ndaj Gulbisit në pesë ndeshjet në të cilat është përballur me të gjatë karrierës së tij.

Top Channel