Milani merr dy lojtarë nga PSG-ja

03/06/2014 00:00

Milani i ri i Pippo Inzaghit nis me një goditje të dyfishtë në merkato: kuqezinjtë marrin Jeremy Menez dhe Alex nga Paris Saint Germain pas një operacioni nga Adriano Galliani.

Administratori i deleguar i kuqezinjve ka arritur marrëveshje për një kontratë 3-vjeçare me sulmuesin francez dhe për një kontratë 2-vjeçare me mbrojtësin brazilian.

Të dy këta futbollistë, në 1 korrik përfundojnë kontratat respektive me klubin francez dhe Milani nuk do të paguajë asgjë për të marrë shërbimet e tyre.

Top Channel