Falcao humbet Botërorin

03/06/2014 00:00

Radamel Falcao nuk do të jetë në Botërorin e Brazilit. Edhe pse sulmuesi kolumbian kishte punuar intensivisht për t’u rekuperuar nga dëmtimi në ligamentin e gjurit, koha në dispozicion ka qenë e paktë për të.

Në këtë mënyrë, Kolumbisë do i mungojë lojtari kryesor i saj, i cili në Twitter shkroi: “U përpoqa deri në fund!”

Ish-futbollisti i Atletico Madrid, i cili aktualisht luan për Monaco, pësoi një dëmtim të rëndë në gju në muajin janar.

Gjithsesi, ai u përfshi në listën paraprake prej 30 lojtarësh nga trajneri Jose Pekerman pasi mjekët i kishin dhënë garanci se “Tigri” do të ishte i gatshëm për fillimin e Botërorit.

Top Channel