Brazil 2014, analiza e grupit C

03/06/2014 00:00

Grupi C, i cili përbëhet nga Kolumbia, Greqia, Bregu i Fildishtë dhe Japonia shihet si grupi më i ekuilibruar i botërorit Brazil 2014, pasi brenda tij janë të gjitha stilet e futbollit nga të katër kontinentet.

Gjithsesi ajo që shihet si pak më e favorizuar se të tjerat është përfaqësuesja e Kolumbisë edhe gjithçka e saj do të varet nga forma e Radamel Falcao-s, i cili ka filluar stërvitjen me skuadrën pas një dëmtimi të gjatë në gju.

Nën drejtimin e portugezit, Fernando Santos, Greqia do të kërkojë të kalojë për herë të parë fazën e grupeve në një botëror.

Skuadra helene do t’i var shpresat e saj te Konstantinos Mitroglou, i cili bëri një sezon të mrekullueshëm të Olimpiakosi dhe më pas te Fulhami, ku u transferua për 15 milion euro.

Ky është botërori i fundit që gjenerata e yjeve të Bregut të Fildishtë të shkruajnë emrat e tyre në histroinë e futbollit vendas.

Didier Drogba, Yaya Toure dhe Gervinho janë lojtarë që mund të bëjnë diferencën në shumë ndeshje, por a do të jenë në gjendje këta yje që të thyejnë tabunë e grupeve?

Ndryshe nga 3 skuadrat e para, Japonia vjen në këtë botëror si kampione e Azisë. Italiani Zakeroni ka injektuar në këtë skuadër stilin e vet, lojë e shpejtë, kujdes në mbrojtje dhe shënimi i shumë golave.

Mes të grumbulluarve janë Nagatomo nga Interi dhe Honda nga milani. Një sezon jo shumë i mirë për këtë të fundit, por Honda vazhdon të mbetet një lider në kombëtare.
 

Top Channel