Roland Garros, eliminohet Roger Federer

01/06/2014 00:00

Për herë të parë që nga viti 2004 Roger Federer, numri 4 në tenis, nuk ka mundur të shkojë në çerekfinale të French Open, duke u mundur nga Ernests Gulbis.

Zvicerani 32 vjeçar u mund në raundin e dytë 7-6, 6-7, 2-6, 6-4, 3-6, pas 3 orë e 42 minuta nga tenisti nga Letonia, i cili do të ndeshet në çerekfinale me çekun Tomas Berdych që kaloi amerikanin John Isner.

“Është fitorja më e madhe në karrierën time. Jam paraqitur mjaftë mirë në Francë, kam fituar turneun në Marseille dhe Nice, tani shpresoj të fitojë edhe një tjetër”, tha Tomas Berdych, i 18-i në renditjen botërore.

Top Channel