Trukimet në Afrikën e Jugut

31/05/2014 00:00

E përditshmja amerikane “New York Times” ka zbuluar një mënyrë intensive e të çuditshme të fiksimit të rezultateve. Gjithçka lidhet me shoqatën e gjyqtarëve në Afrikën e Jugut dhe bëhet fjalë për disa ndeshje kualifikuese dhe miqësore para Botërorit të Afrikës 4 vjet më parë.

Historia fillon me gjyqtarin me origjinë nga Nigeria, Ibrahim Ceinbou. Investigimi i “NYT” zbulon se ai është një prej gjyqtarëve të punësuar nga një kompani bastesh nga Singapori dhe mesa duket nuk është i vetmi.

Në dorë të gazetës amerikane ka rënë një e-mail, ku një kompani bastesh i kërkon bashkëpunim Federatës së Futbollit të Afrikës së Jugut për disa gjyqtarë, në lidhje me disa ndeshje miqësore në prag të Botërorit 2010.

Një situatë e pakuptimtë, por që mesa duket vazhdon të jetë prezente, pasi FIFA pak ditë më parë bëri publik një lajm sipas të cilit, i trembet edhe Botërorit që po afron për trukim ndeshjesh. Sa i përket dyshimeve më të forta, janë pesë ndeshje të evidentuara si shumë të dyshuara, por në total mendohet që janë 15.

Edhe pse prej vitesh trukimet e ndeshjeve po bëhen një pengesë e madhe për futbollin, rasti i Afrikës së Jugut zbulon këtë mënyrë të guximshme të kompanive të njohura të basteve dhe kërkesat zyrtare për bashkëpunim dhe infiltrim të personave nëpërmjet gjyqtarëve.

Disa herë është tentuar që të bëhen edhe hetime për këto raste, megjithatë menjëherë kanë ardhur kërcënime me jetë për zyrtarët e Federatës së Afrikës, pasi në disa raste ndryshimet e tyre i kanë çuar në humbje kompanitë e basteve. Dhe kur po i afrohemi Botërorit të Brazilit, hija e dyshimeve për trukime mbetet evidente.

Top Channel