Shqipëria humbet miqësoren me Rumaninë

31/05/2014 00:00

Shqipëria ka humbur miqësoren e parë, atë me Rumaninë, të luajtur në Zvicër me rezultatin 1-0.

Në një ndeshje të barabartë edhe pse të një niveli jo të lartë, kuqezinjtë rezistuan deri në minutën e ’83, kur gabuan dhe pësuan golin e vetëm të takimit.

Gafa e Lillës pasohet nga mbrojtësit e tjerë dhe veterani rumun Rat arrin të çojë topin në rrjetën që deri në ato momente ishte mbrojtur në mënyrën më të mirë të mundshme nga Berisha.

Kjo humbje thellon akoma më tepër avantazhin që ka Rumania në përballjet me ne, pasi aktualisht ka 11 fitore në 16 takime që kemi luajtur bashkë.

Hungaria do të jetë miqësorja e radhës pas pak ditësh, ku kuqezinjtë do të kenë një tjetër shans testi shumë të mirë, në këto momente që po tentohet formimi i grupit për eliminatoret e Europianit.

Top Channel