Palermo dhe Empoli rikthehen në Serinë A

31/05/2014 00:00

Ka përfunduar Seria B e kampionatit italian. Palermos që kishte siguruar titullin kampion dhe ringritjen në Serinë A disa javë më parë, iu bashkua edhe skuadra e Empolit, ndërsa skuadra e tretë do të përcaktohet nga ndeshjet play off.

Palermo barazoi në ndeshjen e fundit 0-0 me Krotonen, ndërsa Empoli fitoi 2-0 ndaj Peskarës, edhe pse i mjaftonte një barazim për të siguria vendin e dytë të klasifikimit dhe rikthimin në Serinë A.

Ndeshjet play off për të përcaktuar skuadrën e tretë që do të ngjitet duhet pritur përfundimi i ndeshjeve play off që do të zhvillohen mes Barit, Modenas, Krotones, Specia, Latinas dhe Cezenas.

Palermo, Empoli dhe fituesja e fazës play off do të zëvendësojnë Katanian, Bolonjën dhe Livornos për të plotësuar 20 skuadrat që do të luajnë në sezonin 2014-2015 të Serisë A.

Top Channel