Dëmtohet Cristiano Ronaldo

30/05/2014 00:00

“Cristiano Ronaldo nuk u paraqit në stërvitjen e ditës së premte me ekipin, gjithashtu nuk do të luajë as në miqësoren e ditës së shtunë ndaj Greqisë, pasi është ankuar për dhimbje muskulare në kofshën ë majtë”, ka thënë trajnëri i Portugalisë.

Paulo Bento ka shtuar se nuk ka rrezik që Ronaldo të mungojë në ndeshjen e parë të Portugalisë në Kupën e Botës, atë kundër Gjermanisë, por çdo skenar është i mundshëm.  

Ronaldo u bashkua me ekipin kombëtar gjatë ditës së enjte, së bashku me 2 shokët e ekipit te Reali, Pepe dhe Coentrao.

Gjatë javëve të fundit të sezonit Ronaldo është ndeshur me disa dëmtime të lehta, ndërsa në ndeshjen finale të Champions League ai luajti 120 minuta dhe u pa se ishte në formë të mirë.

“Synimi ynë kryesor është të kalojmë grupin, por duke pasur lojtarin më të mirë në botë na bënë të synojmë fitimin e Kupës së Botës”, tha Bento.

Top Channel