Boks, Meta takon Nuri Seferin

30/05/2014 00:00

Kryetari i Parlamentit Ilir Meta priti kampionin e Europës në kategorinë WBO, Nuri Seferin.

Pasi e ka përgëzuar për rifitimin e titullit, kryeparlamentari Meta ka diskutuar me kampionin për mundësinë e zhvillimit të një ndeshjeje ndërkombëtare boksi në Tiranë. Kampioni u prit edhe nga Ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Lindita Nikolla.

Më 16 maj, Nuri Seferi mposhti në Hamburg të Gjermanisë hungarezin Tamas Lodi, duke rimarrë titullin kampion Europe.

Ky sukses i jep mundësinë 37-vjeçarit të shpresojë edhe për titullin kampion Bote.

Në karrierën e tij si boksier profesionist, Nuri Seferi ka zhvilluar 42 ndeshje, nga të cilat ka fituar 36 dhe ka humbur vetëm 6.

Top Channel