Thiago: Guardiola është fantastik!

30/05/2014 00:00

Thiago Alcantara ka lavdëruar në maksimum Pep Guardiolën duke nënvizuar punën që trajneri i Bayern Munchen bën me të rinjtë e talentuar.

Thiago dhe Guardiola kanë qenë pjesë e Barcelonës dhe u bashkuan tek skuadra bavareze verën e kaluar. Mesfushori spanjoll ka vetëm fjalë të mira për trajnerin.

“Guardiola i ka shumë kujdes të rinjtë. Është një trajner fantastik. Sapo mori drejtimin e Barcelonës, implementoi stilin e lojës që kishte përdorur tek Barcelona B një vit më parë. Më pas, kur më mori në ekipin e parë, unë e dija shumë mirë si të luaja mes emrave të mëdhenj”, tha 23-vjeçari për ‘GQ’.

Më tej, Thiago krahasoi Bundesligën me kampionatin spanjoll: “Në Spanjë loja është më e ngadaltë dhe më teknike. Në Gjermani zhvillohet një lojë më e shpejtë dhe më fizike.”

Top Channel