Inzaghi: Ende jam trajner i Primavera-s

29/05/2014 00:00

“Milani është vet historia ime, është jeta ime. Gjatë këtyre ditëve kam ndierë emocione të papërshkrueshme”. Kështu ka nisur konferenca për shtyp e pasdites për Pippo Inzaghi-n, përpara seancës stërvitore në Vismara, Milano, me formacionin e ekipit “Primavera” të Milanit.

I gatshëm, i qetë dhe tepër i buzëqeshur. Inzaghi, nga ana tjetër, është trajner i zgjedhur i Milanit, për ekipin e parë, ndaj dhe ka shumë motive për të buzëqeshur.

Nëse Galliani thërret… “Më duhet të them se jam këtu për të drejtuar Primaverën, sepse jam ende trajner i këtij ekipi deri më 30 Qershor 2016 – thekson Pippo, i cili menjëherë shton që, – nuk kam pasur komunikime të tjera mbi këtë çështje deri më tani, përveç atyre që janë shkruar. Jam një punonjës i Milanit, ndaj është e qartë se nëse Milani më thërret për detyra të tjera, thjesht do jem i lumtur, nëse jo, do të qëndroj të stërvis Primaverën, siç kam bërë gjithmonë. Ndaj dhe jam këtu sot. Milani është jeta ime, historia ime, ndaj jam shumë i emocionuar”.

Krenar dhe i emocionuar… Mbyllja e konferencës është sërish një përmbledhje e njoftimeve të ditëve të fundit.

“I emocionuar nga ato që lexoj? Kush nuk ndien emocione nga ato që lexohen në media…? Bëj gjithçka që më kërkon Milani të bëj. Ndaj do të shohim se çfarë do të ndodhë, jam një punonjës i tyre deri në 2016-n. Mund të kisha ikur, por u detyrova të qëndroja me kënaqësi, sepse kisha një kontratë. Do të vazhdoj të ndjek këtë rrugë, por nëse më komunikohet diçka tjetër mirë, përndryshe jam krenar të vazhdoj të stërvis këta djem të rinj”.

Top Channel