Zbulohet topi i finales në Rio de Janeiro

29/05/2014 00:00

Adidas ka zbuluar topin e finales së Botërorit në Rio de Janeiro “Brazuca Final Rio”. Topi do të jetë pjesë integrale për sfidën e 13 Korrikut, kur dy ekipe do të përballen me njëri-tjetrin për një vend në historinë e futbollit botëror.

Dizajni i “Brazuca Final Rio” është frymëzuar nga ngjyra e gjelbër dhe e artë e trofeut të Kupës së Botës nga FIFA, dhe është një variacion i topit të zbuluar më parë nga Adidas, të topit zyrtar të ndeshjeve të “Brazil 2014”, që u zbulua Dhjetorin e vitit të kaluar.

Në kohën e lançimit të tij në Dhjetor, Adidas dërgoi topa “brazuca” në të gjitha Federatat e vendeve anëtare pjesëmarrëse në Botërorin e Brazilit, në mënyrë që ekipet të kishin kohën e mjaftueshme për t’u praktikuar me topat e rinj, si në stërvitje edhe në ndeshje kompetitive.

Që prej atëherë, topi ka luajtur gjithashtu një rol deciziv në kompeticione si Botërori i FIFA-s për Klube, Kupa e Mbretit, MLS (kampionati amerikan) dhe “DFB-Pokal” (Kupa e Gjermanisë), por edhe në disa ndeshje miqësore ndërkombëtare.

Top Channel