Spanja përgatitet për miqësoren me Bolivinë

29/05/2014 00:00

Përfaqësuesja e Spanjës vazhdon stërvitjen për ndeshjen miqësore, që do të luajë me Bolivinë, mbrëmjen e së premtes në Sevilla.

Trajneri i kombëtares së Spanjës, Vincente del Bosque, ende nuk ka publikuar zyrtarisht listën e lojtarëve që do të grumbullojë në Botëror dhe një nga arsyet, padyshim, ka qenë finalja e Champions League, mes Real Madrid dhe Atletico Madrid, pasi nuk dihet 100% gjendja e atyre lojtarëve, që ai ka menduar të marrë.

Mes tyre, padyshim, është edhe sulmuesi i Atletico-s, Diego Costa. Pas analizave të para që ka bërë, ai mund të rikuperohet brenda 15 ditëve, por ende nuk ka asgjë zyrtare. Del Bosque ka caktuar datën 2 Qershor, për të bërë publike listën e 23 lojtarëve, që do të fluturojnë drejt Brazilit.

Sa i përket miqësores së të premtes, vlen për t’u theksuar se ajo do të drejtohet nga treshja e gjyqtarëve shqiptarë: Lorenc Jemini, Ermal Barushi dhe Denis Rexha.

Top Channel