Brazili fiton në tavolinë

28/05/2014 00:00

Dy javë para ndeshjes Brazil-Kroaci, e cila do të startojë kampionatin botëror, 2 lojtarët e Bayern Munchen, braziliani Dante dhe kroati Mandzukiç, kanë zhvilluar një ndeshje futbolli në tavolinë.

Në fakt, kjo sfidë e këndshme mes dy lojtarëve kampionë është bërë për të parashikuar, në njëfarë mënyre, ndeshjen e vërtetë dhe për t’i treguar të gjithëve, se Botërori në Brazil do të jetë spektakolar.

Kjo minisfidë, që përçoi shumë emocione, zgjati 90 sekonda. Ndeshja ishte aq e barabartë, saqë 10 sekonda para përfundimit të ndeshjes, rezultati ishte 3-3. Pikërisht në këtë moment ndodhi diçka, që ndyshoi dhe rrjedhën e lojës.

Ta zbulojmë bashkë, se kush ishte fituesi i ndeshjes Brazil-Kroaci.

Top Channel