F1, Vetteli vlerëson Ricciardon

28/05/2014 00:00

Sebastian Vettel vlerësoi punën e shokut të tij të skuadrës tek Red Bulli, australianit Daniel Ricciardo, i cili është i katërti në klasifikimin e përgjithshëm të pilotëve.

“E përgëzoj pasi po bën një punë shumë të mirë”, tha gjermani, i cili renditet i gjashti në këtë klasifikim.

Por, Vettel ka ende shpresa se mund të luftojë për titullin kampion këtë vit në Formulën 1, pavarësisht performancave jo në lartësinë e duhur.

“Derisa matematika të thotë jo, unë do të luftoj. Do të ishte gabim të mos mendoja për titullin”, tha të martën piloti gjerman i cili është shpallur 4 herë kampion në F1.

“Është e qartë që gjërat nuk kanë funksionuar siç duhet deri tani, por duhet të shohim përpara”, shtoi Vettel i cili të dielën braktisi garën e Monakos për shkak të problemeve mekanike në makinë.

Edhe pse nuk po kalon një moment të mirë, Vettel theksoi se do të vazhdojë karrierën e tij me Red Bullin: “Ndihem shumë mirë dhe e falenderoj ekipin për mundësitë që më ka dhënë. Nuk mund të largohesh për 6 gara të këqia.”

Top Channel