Franca mund lehtë Norvegjinë

28/05/2014 00:00

Franca mundi lehtë Norvegjinë në një ndeshje miqësore të zhvilluar në stadiumin Saint Denis. Skuadra e Didier Deschamps fitoi 4-0 në një ndeshje ku spikatën Mathieu Valbuena dhe Olivier Giroud.

Kjo ishte miqësorja e parë për Francën para nisjes së Kupës së Botës. Në 1 qershor “Blutë” do të ndeshen ndaj Paraguajit, ndërsa në 8 qershor do të luajnë ndaj Xhamajkës para se të përballen me Hondurasin, Zvicrën dhe Ekuadorin në fazën e grupeve të “Brazil 2014”.

Në përballjen e 15 në histori me Norvegjinë (7 fitore, 4 barazime dhe 4 humbje), Franca zbriti në fushë me shumë mungesa. Nuk luajti portieri Hugo Lloris, mbrojtësi Raphael Varane apo sulmuesit Karim Benzema dhe Franck Ribery.

Golat e takimit u shënuan nga Pogba, Giroud (2) dhe Remy.

Franca: Ruffier; Debuchy, Koscielny, Sakho, Evra (Digne, 46′); Pogba (Sissoko, 46′), Cabaye (R. Cabella, 80′), Matuidi (Mavuba, 74′); Valbuena (Grenier, 70′), Griezmann (Remy, 63′) y Giroud.

Norvegjia: Nyland; Linnes, Hangeland, Nordtveit, Högli; Johansen, Tettey (Konradsen, 73′), Yttergard Jenssen (Daniel Braaten, 57′), Möller Daehli (Samuelsen, 76′); King (Nielsen, 63′) y Elyounoussi (Berisha, 73′).

Top Channel