Casillas: U ndjeva fajtor për golin

27/05/2014 00:00

Iker Casillas ngriti Champions League-n e dhjetë për Realin e Madridit ditën e shtunë pas një finaleje të vuajtur kundër Atletico Madrid (4-1) dhe pasi bëri një nga gabimet më të rënda të karrierës së tij në golin e Godinit. Në një intervistë për uefa.com, me kupën në dorë, kapiteni i madrilenëve e pranoi gabimin: “U ndjeva shumë në faj, por kështu e ka futbolli.”

“La Decima” – Një lumturi e jashtëzakonshme. Pas shumë kohësh, bëmë të lumtur miliona persona. Falenderoj Zotin.

Sezoni i Realit – Falë punës sonë e vendosëm Realin në vendin që meriton, jemi mbretër të Europës. Arritëm të fitonim kupën e dhjetë, që është diçka e pabesueshme.

Drejtësi – Pas tre vitesh në gjysmëfinale, më në fund drejtësia u vu në vend dhe e fituam. Ishte një fund sezoni i jashtëzakonshëm dhe shumë i bukur. Edhe pse vuajtëm, e merituam.

Goli i Godinit
– U demoralizova shumë pasi pësova një gol absurd. U ndjeva shumë në faj pasi shokët po mundoheshin të shlyenin gabimin tim, por e kishin shumë të vështirë.

Shtesa prej 5 minutash – Unë mendoj se ishte e drejtë pasi gjatë ndeshjes pati shumë ndalesa. Arritëm të barazonim dhe e çuam lojën në shtesë, ku u treguam superiorë ndaj Atleticos.

Top Channel