Champions-i rrit çmimin e Gareth Bale

27/05/2014 00:00

Nëse ka një klub që është gëzuar po aq shumë sa Reali i Madridit për fitoren e Champions League nga ana e madrilenëve, ai është Tottenham.

Kjo për faktin e thjeshtë se Reali tani duhet t’i paguajë edhe 8 milionë euro të tjera anglezëve pasi në momentin që u ble uellsiani, madrilenët ranë dakord që kjo do të ishte shifra për t’u paguar në formë bonusi në rast suksesi në kompeticionin më të rëndësishëm europian.

Pra, shifra me të cilën është blerë Gareth Bale shkon në 109 milionë euro.

Blerja e uellsianit verën e kaluar nga Reali tërhoqi vëmendjen e të gjitha mediave. Fillimisht, presidenti i Tottenhamit, Daniel Levy, kërkoi 120 milionë euro për sulmuesin e tij, por Reali arriti ta blinte për 101 pas negociatave të gjata.

Bale nënshkroi një kontratë 6-vjeçare me madrilenët dhe këtë sezon ka shënuar gol në finalen e Kupës së Mbretit ndaj Barcelonës dhe në finalen e Champions League ndaj Atletico Madrid, duke ndihmuar Realin në fitoren e këtyre trofeve.

Top Channel