Alonso, startuesi i “24 Heures du Mans” 2014

27/05/2014 00:00

Nuk kishte ndodhur kurrë më parë, që një pilot në aktivitet i Formula 1 të merrte pjesë në garën “24 Heures du Mans”. Pikërisht nderi i herës së parë do t’i takojë Fernando Alonso-s, i cili më 15 Qershor do të jetë startuesi i edicionit të këtij viti të garës legjendare.

“Është një nder i madh për mua, – ishin fjalët e pilotit spanjoll të Ferrarit. – Kjo garë, së bashku me shumë pak të tjera, kanë shkruar historinë e automobilizmit. Edhe në Formula 1 jemi në epokën e hibridëve, kështu që do të vëzhgoj nga afër makinat”.

Alonso, në një linjë simbolike ‘alla-Ferrari’, do të jetë pasuesi i Gianni Agnelli-t dhe Luca di Montezemolo, të cilët në 1968-n dhe 2009-n kanë qenë pikërisht startues në cirkuitin e Sarthe-s.

Me këtë rast, Alonso do të mund të takojë edhe disa ish-pilotë të Ferrarit, që impenjohen në këtë garë, si Bruni, Fisichella dhe Vilander, por edhe të përqafojë Mark Webber-in, i cili pas tërheqjes nga F1 ka zgjedhur të garojë në një “24 Heures du Mans”.

Top Channel