NBA, Miami vetëm një hap larg finaleve

27/05/2014 00:00

Miami është vetëm një hap nga finalet e katërta radhazi të NBA. Heat-sat mposhtin Indiana Pacer 102-90 në sfidën e katërt të finaleve të Konferencës së Lindjes, si dhe i dominojnë seritë në 3-1.

I përhershmi LeBron James, me 32 pikë dhe 10 topa në tabelë, tërheq skuadrën, të cilit i shtohet edhe kontributi i madh i Chris Bosh, me 25 pikë dhe 6 topa në tabelë. Përkundrazi, Indiana-s nuk i mjaftojnë 23 pikët e Paul George.

Të mërkurën, në Indianapolis, kampionët në fuqi do të luajnë ndeshjen e parë të mundshme për t’i dhënë fund finaleve të Lindjes, e nëse nuk ia dalin mbanë të fitojnë, atëherë do të zhvillohet sfida e gjashtë në Miami.

Ylli i skuadrës së Erick Spoelstra-s, “King James”, arrin për të 74-tën herë në karrierën e tij të shënojë të paktën 25 pikë, 5 topa në tabelë dhe 5 asist, në një sfidë “play-off”-i, duke parakaluar kështu ish-legjendën Michael Jordan, i cili u ndal në 73 herë. Asgjë e çuditshme për një basketbollist klasi, i cili është shpallur 4 herë MVP, apo lojtari më i vlefshëm.

Top Channel