Përqafimi i Ronaldos me të panjohurin

26/05/2014 00:00

Në përfundim të finales së madhe të Lisbonës, Cristiano Ronaldo vrapoi drejt shkallëve të stadiumit ku ftoi për t’u hedhur në fushë një djalë krejtësisht të panjohur me të cilin ndau një përqafim të gjatë dhe miqësor.

E në të tilla raste mediat kureshtare nisën hulumtimet për zbardhjen e identitetit të personit misterioz. Ai u identifikua si Albert Fantrau dhe Ronaldo më vonë rrëfeu lidhjen e vecantë që kishte me të.

“Luanim bashkë në të njëjtën skuadër U18 të kampionatit portugez. Një ditë trajneri i Sportingut të Lisbonës erdhi të ndjekë një ndeshje tonë dhe tha; kush prej ju të dyve do të shënojë më shumë gola, do ta marr në skuadër. Ne fituam ndeshjen 3-0. Unë shënova golin e parë, Albert të dytin. Golin e tretë, Albert pasi shmangu portierin me portën bosh zgjodhi të më pasonte topin. Mua nuk më ngeli gjë tjetër vecse ta shtyja në rrjetë. Kur e pyeta përse e bërë këtë, ai m’u përgjigj: ‘Je më i fortë se unë’, deklaroi Ronaldo.

Top Channel