F1, Vettel: Gjithmonë më ndodh diçka

26/05/2014 00:00

Sebastian Vettel braktisi Cmimin e Madh të Monakos në xhiron e tetë të garës pas disa problemeve mekanike të makinës së tij Red Bull.

Mekanikët e thirrën në bokse pilotin gjerman, por ndryshimet e bëra prej tyre nuk dhanë rezultat e për këtë arsye e lajmëruan me anë të radios se duhet të parkonte makinën.

Kjo është hera e dytë që Vettel braktis një garë gjatë këtij sezoni të errët për të. E njëjta gjë i ndodhi në Cmimin e Madh të Australisë (probleme me motorrin).

Ja si e shpjegoi Vettel problemin e tij: “Gjithmonë na ndodh diçka. Kishim probleme me presionin anësor të turbos dhe nuk mund të garohet në kushte të tilla. Shpresoja që ta zgjidhnin në bokse, por jo.”

Top Channel