Ancelotti: Vuajtëm, por e merituam

25/05/2014 00:00

Pasi fitoi Champions League-n e tretë si trajner duke barazuar rekordin e Bob Paisley (ish-trajner i Liverpool-it), Carlo Ancelotti theksoi se fitorja erdhi vetëm falë përkushtimit të skuadrës deri në fund: “Ditëm të vuanim dhe e merituam.”

“La Decima” – Provuam deri në fund dhe ia dolëm. Me vështirësi, me vuajtje, por e merituam. Nuk kishim hapësira dhe Atletico mbrojti shumë mirë. Goli në fund na dha shumë forcë. Ditën e parë që erdha tek Reali i thashë presidentit që i mungonte trofeu i dhjetë dhe ja ku e ka. Për të arritur këtë sukses kanë punuar të gjithë. Klubi bleu lojtarë të rëndësishëm dhe mua më dha besimin e duhur. Ishim të qetë për të përgatitur ndeshjet.

Sukses falë besimit – Shënuam në shtesë pasi besonim se mund të barazonim një ndeshje që dukej e humbur. Në fund, gjithçka na shkoi mirë.

Casillas – Të gjithë luajtën shumë mirë dhe dhanë maksimumin. Nuk kishim më fuqi pas takimit.

Top Channel