Rosberg: Arritje e mrekullueshme, por gabimi…

24/05/2014 00:00

Nico Rosberg feston, duke profetizuar besimin e tij të plotë për verdiktin final.

“Ishte një pole-position fantastik, edhe pse kjo nuk është mënyra më e mirë për ta siguruar këtë. Do të kisha preferuar të mos dilja. Dinamika e ngjarjes? E thjeshtë, bëra një xhiro të mirë, por e dija se shoku im i skuderisë ishte shumë pranë. Atëherë i dhashë më shumë gaz, por gabova. Nuk munda të frenoja dhe vazhdova drejt. Do të shihet gjithçka nga të dhënat, ndaj nuk kam probleme”, tha piloti gjerman i Mercedes-it.

Ndërkohë, sigurisht i irrituar, edhe pse përpiqet të mos e shfaqë më shumë seç duhet, është Lewis Hamilton, i cili komenton: “Ka shkuar mirë, do të qendroj i qetë, sepse besoj që kemi një hap të mirë. Makina jonë funksionon më së miri. Sigurisht, besoj se duhet të punoj më shumë për vitin e ardhshëm, për të qenë i shpejtë siç bëri Rosberg. Po, më kujtohet episodi i vitit 2006 në kualifikuese mes Schumacher dhe Alonso-s, por nuk dua të hyj në këto detaje, dua të përqendrohem për garën, duke kuptuar se çfarë mund të bëj edhe më mirë”, reagoi anglezi i Mercedes.

Por, pas tyre është Daniel Ricciardo, i cili do të niset nga vendi i 3: “Nuk munda të kapja Rosberg në xhiron e fundit time, por gjithsesi nuk ishte një kohë e mirë për të pretenduar. Kisha një avantazh të mirë prej 3 të dhjetash në përpjekjen e fundit, por dola nga kthesa 8 dhe nuk kisha gjendjen e duhur të gomave. Këtu mund të ndodhë gjithçka dhe kurdo. Ndaj duhet të bëj një nisje të mirë dhe të përpiqem të parakaloj të paktën një Mercedes. Jam nga krahu i pastër i pistës, ndaj duhet ta interpretoj më së mirë garën, duke nisur nga fillimi”, u shpreh australiani i Red Bull.

Top Channel