Alonso: Duhet të parakalojmë Red Bull-in në nisje

24/05/2014 00:00

Fernando Alonso është përpjekur të marrë maksimumin, nga ajo që i mundëson Ferrari në këto momente: radhën e tretë të nisjes në Monaco.

“Për momentin, kjo është panorama e fundjavës. Jemi gjithnjë pas Mercedesit, madje duhet të jemi të kujdesshëm edhe ndaj makinave të tjera, si Red Bull. Donim t’i mbanim me çdo kusht vendet 5-6, përndryshe gara do të ishte komplikuar më shumë”, ka thënë piloti spanjoll i “kokëkuqes”.

“Nëse do të bjerë shi? Do të ishte një garë siç ka ndodhur në të shkuarën, ku do të diskutohej se cili do të mund t’i shkonte deri në fund. Ne duhet të përpiqemi të kalojmë njërën nga makinat Red Bull në nisje, ndërsa tjetrën duke parë strategjinë e garës”, ka shtuar ai.

Ndërkohë, Kimi Raikkonen është më i qartë dhe më me këmbë në tokë. “I kënaqur nga kjo paraqitje? Jo, kam pasur probleme gjatë gjithë fundjavës. Asgjë nuk ka ndryshuar, mbetet ende e vështirë të gjesh vazhdimësi me gomat dhe me ngarkesën aerodinamike. Red Bull është ende larg Ferrarit? Mjafton të shohësh kohët dhe e kupton”, tha finlandezi, pas kualifikueseve të Çmimit të Madh të Monaco-s.

Top Channel