Tjetër dëmtim tek Gjermania

23/05/2014 00:00

Kombëtarja gjermane humb një tjetër futbollist kur duhen edhe pak javë nga nisja e Botërorit. Lars Bender, mesfushori i Bayer Leverkusen, ka pësuar një dëmtim muskular që do e pengojë të luajë në Brazil.

Dëmtimi erdhi ditën e enjte dhe trajneri Joachim Low tha se “është për të ardhur keq kur një lojtar dëmtohet kur jemi kaq afër nisjes së Botërorit”.

Tashmë, Gjermanisë, përveç mungesës së Ilkay Gundogan, i shtohet edhe ajo e Lars Bender, ndërkohë që tre lojtarët e Bayern Munchen: Bastian Schweinsteiger, Philipp Lahm dhe Manuel Neuer po rekuperohen nga disa probleme fizike.

Joachim Low ka kohë deri në 2qershor për të shpallur listën përfundimtare të 23 futbollistëve që do të përfaqësojnë Gjermaninë në “Brazil 2014”.

Top Channel