Atletico, homazh Aragonesit

23/05/2014 00:00

Atletico Madrid do i bëjë një homazh Luis Aragonesit me rastin e finales së Champions League kundër Real Madrid, e programuar për të shtunën në mbrëmje në stadiumin “Da Luz” të Lisbonës.

Në jakën e fanelave që do të veshin lojtarët e Simeones do të shkruhet emri i ish-lojtarit dhe ish-trajnerit të bardhekuqve, i cili ndërroi jetë në 1 shkurt në një klinikë të Madridit në moshën 75-vjeçare.

Luis Aragones ka qenë në fushë e madje ka shënuar gol në finalen e Ligës së Kampioneve të 40 viteve më parë, atëherë kur Atletico u barazua në fund të ndeshjes nga Bayern Munchen. Më pas, ndeshja e dytë u fitua 4-0 nga bavarezët.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel