Nëna vret bijën dhe veten

23/05/2014 00:00

Një 40-vjeçare nga fshati Fushë Kuqe e Kurbinit ka vrarë sot me armë zjarri vajzën e saj 15-vjeçare e më pas qëlloi edhe veten.

Ngjarja ndodhi pas një debati mes nënës e së bijës për një ekskursion të organizuar nga shkolla. Viktima, Sara Keqi, kërkonte të shkonte me gjithë mosmiratimin e së ëmës.

Prej mbrëmjes së djeshme mes tyre ka patur debate. Për pasojë, 40-vjeçarja Mimoza Keqi e qëlloi të bijën me armë zjarri duke e plagosur e më pas në oborrin e banesës së saj e ka vrarë.

Më pas, në gjendje të rënduar psikologjike gruaja ka qëlluar edhe veten.

Top Channel