“Hamilton dhe Rosberg kanë kontrata të gjata”

23/05/2014 00:00

Mercedesi ka konfirmuar se dy pilotët e saj, Lewis Hamilton dhe Nico Rosberg, kanë firmosur “kontrata të gjata” me skuderinë që po dominon aktualisht Formulën 1 duke mos saktësuar gjatësinë e këtyre kontratave.

“Kemi firmosur kontrata të gjata me dy pilotët tanë”, tha një zëdhënëse e ekipit gjerman në Monako.

Mediat gjermane kanë publikuar kohët e fundit se Rosberg ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2016 me Mercedesin, por asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Njoftimi i rinovimeve shumëvjeçare është një praktikë e zakonshme në Formulën 1, një sport ku vlerësohet shumë konfidencialiteti i kontratave të pilotëve.

Top Channel