Trafiku i lëndëve narkotike nga Shqipëria në vëndet fqinje është shndërruar në një debat të fortë politik mes opozitës dhe qeverisë. Opozita pretendon se sasia e trafikuar pas ardhjes në pushtet të koalicionit të majtë është disa herë më e madhe se sa ajo e së njëjtës periudhë kur në qeveri ishin demokratatët.

Ministria e Brendshme, nëpërmjet statistikave të saj thotë se sasia e kapur muajt e fundit krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë është shumë herë më e madhe.

Por cila është e vërteta ndërsa palët e përfshira në këtë debat të fortë droge, paraqesin shifra të ndryshme? Top-Channel për herë të parë sjell shifrat e palës italiane për trafikun e narkotikëve, përmes të dhënave të Ministrisë së Brendëshme italiane, me statistika të detajuara për sasinë e kapur të drogës në shtetit fqinj shtetasve shqiptarë.

Dokumenti i parë jep të dhënat e drogës së kapur për periudhën janar-dhjetor 2013, ndërsa dokumenti i dytë për tremujorin e parë të 2014-s. Për periudhën 01 janar 2013 – 31 dhjetor 2013 antidroga italiane ka kapur në total mbi 18 tonë drogë të llojeve të ndryshme, ku hashash dhe marijuanë janë sekuestruar mbi 17 tonelata.

Heroinë 295,111 kg
Kokainë 311,610 kg
Hashah 618,198 kg
Marijuanë 17,034,624 kg
Ekstasi 27 kg
Lloj tjetër 67,495 kg
Lloj tjetër në doza 857 kg
TOTALI 18,327,036 kg

Ndërsa për tremujorin e parë të 2014-s pala italiane ka mundur të sekuestrojë mbi 5 ton lënë narkotike të llojeve të ndryshme.

Heroinë 145,124 kg
Kokainë 86,677 kg
Hashah 127,929 kg
Marijuanë 5,122,855 kg
Ekstasi 22 kg
TOTALI 5,482,586 kg

Duke analizuar këto shifra, për vitin 2013, policia italiane i bllokoi trafikantëve shqiptarë një sasi prej 18, 3 ton drogë të llojeve të ndryshme. Ndërsa në tremujorin e parë të vitit 2014, ajo u ka bllokuar atyre një sasi prej 5.4 ton.

Në mënyrë statistikore të dy vitet duke analizuar trendin rezulton thuajse e njëjta sasi e drogës së kapur nga policia italiane në territor italian, me një rritje prej vetëm me 800 kg gjatë vitit 2014.

Shifrat ndahen edhe brenda vitit 2013. Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme italiane, nga 1 janari 2013 deri në 31 dhjetor 2013 janë kapur gjithësej 18.3 tonë droga të ndryshme, mes të cilave pak më shumë se 17 tonë kanabis.

Nga 1 janari deri në 31 tetor, pra për dhjetë muaj janë kapur në Itali 14.6 tonë drogë të llojeve të ndryshme, prej tyre 13.7 tonë kanabis. Në nëntor-dhjetor reth 3.3 tonë kanabis.

Mesatarja e trendit edhe në këtë rast nuk ndryshon, ku mesatarja e drogës së kapur për 10 muajt e parë të 2013 është 1.7 ton në muaj. Ndërsa për dy muajt e mbetur, nëntor-dhjetor 1.65 tonë, pra 50 kg më e ulët për muajt e fundit të vitit të kaluar.

FOTO GALERI
1/3
Janar - Tetor 2013

Top Channel