F1, Alonso: Mercedesi do dominojë edhe në Monako

22/05/2014 00:00

Fernando Alonso ka shprehur bindjen e tij se Ferrari nuk ka asnjë mundësi të fitojë këtë fundjavë Cmimin e Madh të Monakos pasi edhe kjo garë do të shkojë për një nga makinat Mercedes.

Sipas pilotit spanjoll të “Kokëkuqes”, Mercedesi do të jetë favorit kryesor në këtë pistë të veçantë: “Monako është një pistë ndryshe ku mund të ndryshojnë disa gjëra, por nuk duhet menduar që Mercedesi nuk do të dominojë ashtu siç ka bërë në garat e kaluara. Kanë dalë në vend të parë dhe të dytë në të gjitha garat dhe kanë një avantazh të madh.”

Përsa i përket mundësive të Ferrarit, Alonso tha: “Duhet të mendojmë për të marrë pikë të vlefshme. Nuk duhet të bëjmë asnjë gabim pasi është një pistë që nuk i lejon gabimet. Vetëm shiu mund të ndryshojë paksa gjërat dhe të krijojë kaos në garë.”

Top Channel