NBA, San Antonio çon serinë në 2-0

22/05/2014 00:00

San Antonio i jep leksione Oklahomës edhe në ndeshjen e dytë të serisë së finaleve të Konferencës së Perëndimit duke fituar me 35 pikë diferencë.

Në AT&T Center, teksanët kanë mundur me rezultatin e thellë 112-77 skuadrën e Kevin Durant dhe fitojnë kështu një avantazh 2-0 tani që seria do të “transferohet” në shtëpinë e Oklahoma City Thunder.

Tony Parker (San Antonio) ishte pikëshënuesi më i mirë i ndeshjes me 22 pikë, i ndjekur nga Danny Green me 21.

Për Oklahomën pikëshënuesit më të mirë ishin si gjithmonë Durant dhe Westbrook (secili me nga 15 pikë), por u duk qartë se në këtë takim ata e vuajtën shumë mungesën e Ibakës.

Top Channel