Uruguaj, dëmtohet Luis Suarez

22/05/2014 00:00

Lajm i keq për Uruguajin. Kur duhen edhe pak ditë nga nisja e Botërorit, Luis Suarez është dëmtuar në meniskun e gjurit gjatë stërvitjes së ditës së mërkurë.

Lojtari do i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në Montevideo, por prezenca e tij në Botëror është në dyshim të madh.

Operacioni është parashikuar për në orën 12.30 me orën shqiptare dhe nga stafi mjekësor i Uruguajit ka optimizëm dhe për këtë arsye lojtari i Liverpool-it do të niset së bashku me shokët për në grumbullimin e Brazilit.

Do të jetë e vështirë që sulmuesi i cili këtë sezon ka fituar Këpucën e Artë së bashku me Cristiano Ronaldon të jetë i gatshëm për ndeshjet e para të Botërorit (Uruguaji është në grup me Italinë, Anglinë dhe Kosta Rikën).

Top Channel