NBA, Miami Heats barazon serinë

21/05/2014 00:00

Miami Heats ka arritur të fitojë në transfertë ndaj Indiana Pacers dhe ka barazuar në 1-1 serinë e finaleve të Konferencës së Lindjes.

Kampionët në fuqi të NBA fituan 87-83 pas një ndeshjeje të barabartë ku asnjë nga skuadrat nuk arriti dot të shkëputej.

Pikëshënuesi më i mirë i ndeshjes është Lance Stephenson i Indianës me 25 pikë, ndërsa për Miami Heat Dwayne Wade me 23 pikë, i ndjekur nga LeBron James me 22.

Top Channel