Eto sulmon sërish Mourinho-n

21/05/2014 00:00

Samuel Eto duket se nuk i ka kapërdirë lehtë fjalët e Mourinho-s, të cilat vinin në dyshim moshën e tij.

Vetëm pak ditë më parë sulmuesi i Chelsea e kishte cilësuar si një idiot trajnerin portugez, ndërsa në një intervistë të dhënë së fundi në vendin e tij dhe të publikuar në faqen online të konfederatës afrikane, ai e ka përcaktuar trajnerin e tij si një “kukull”.

Kapiteni i Kamerunit para nisjes për në Botërorin e Brazilit është shprehur: “Pavarësisht fjalëve të thënë nga një ‘kukull’, unë jam 33 vjeç dhe ende në një formë të mirë”.
 
Mbi të ardhmen e tij Eto ka thënë se nuk është e vërtetë se do të shkojë në SHBA  e as në Lindjen e Mesme, por do të vazhdojë sërish të luaj në nivele të larta në Champions.  

Top Channel