Gerard Pique rinovon me Barçën

20/05/2014 00:00

Gerard Pique ka rinovuar kontratën me Barcelonën deri në 30 qershor 2019.

Mbrojtësi kishte një kontratë deri në vitin 2015 me klubin katalanas dhe me këtë firmë zgjat edhe me 5 vite karrierën e tij tek klubi ku është rritur.

Ky rinovim është i fundit i një sërë rinovimesh të rëndësishme që ka bërë Barcelona kohët e fundit. Të hënën ishte Messi ai që rinovoi, ndërsa në dhjetorin e kaluar ishte Andres Iniesta ai që zgjati kontratën.

Gjatë verës u rinovua edhe kontrata e Sergio Busquets, klauzola e lëshimit e të cilit shkoi në 150 milionë euro.

Top Channel