Simeone: Mund të luaj me 5 mesfushorë

20/05/2014 00:00

Diego Simeone dha një intervistë për ‘ESPN Brasil’ ku analizoi aktualitetin e Atletico Madrid pak ditë para finales së Ligës së Kampioneve, ku skuadra e tij do të përballet me Real Madrid.

Mungesa e Diego Costa mund të mbulohet me 5 mesfushorë nga trajneri argjentinas:  Mario Suárez, Gabi dhe Tiago në qendër, Koke në të majtë dhe Raúl García në të djathtë.

“Kam disa ide në kokë. Mund të zgjedh shpejtësinë e Adrian ose agresivitetin e Raul Garcia. Mund të luajmë me 5 mesfushorë dhe me sulmuesin Villa të vetëm përpara. Të shohim…”, tha “Cholo” Simeone.

Trajneri tha se goditjet e dënimit janë mënyra e vetme për t’iu kundërpërgjigjur skuadrave më të fuqishme ekonomikisht siç është pikërisht Reali.

“Skuadrat që nuk kanë mundësi financiare dhe nuk kanë talent, duhet të shfrytëzojnë strategjinë. Cdo ekip normal duhet të punojë shumë me strategjinë dhe të shfrytëzojë çdo goditje dënimi apo goditje këndi që ka në dispozicion. Është mënyra më e mirë për të mundur të mëdhenjtë.”

Top Channel