Juanfran: Fitorja e Champions-it, maksimumi

20/05/2014 00:00

Juanfran Torres, mbrojtësi i Atletico Madrid, tha se po pret me padurim finalen e madhe të Ligës së Kampioneve kundër Real Madrid dhe shtoi se “të shpallesh kampion Europe është maksimumi për një futbollist”.

“Do të ishte një lumturi e madhe, sidomos për familjen time. Shpresoj të luajmë një ndeshje të madhe dhe të fitojmë kupën”, tha futbollisti spanjoll në një intervistë për faqen zyrtare të UEFA-s.

Juanfran shpjegoi edhe rendimentin e tij të lartë në të djathtë të mbrojtjes: “Jam rritur bashkë me ekipin që kur ka ardhur në stol Simeone. Pak nga pak jemi shndërruar në një skuadër të madhe. Të gjithë jemi përmirësuar falë punës së stafit teknik.”

Të shtunën, Juanfran do të përballet kundër klubit në “kanterën” e të cilit është rritur: “I jam shumë mirënjohës Realit për mënyrën si është sjellë me mua dhe si më ka formuar. Nuk i harroj vitet që kam kaluar atje, por që në momentin që jam lojtar i Atletico Madrid, gjëja më e rëndësishme për mua është të jap maksimumin për këto ngjyra.”

Top Channel