Januzaj vesh fanelën e Belgjikës

20/05/2014 00:00

Pas përfundimit të seancës së parë stërvitore me kombëtaren belge, ku ka qenë dhe epiqendra e mediave vendase, Adnan Januzaj ka theksuar se ka ardhur në këtë përfaqësuese për të qëndruar dhe jo për të ikur.

Kjo deklaratë ka zemëruar tifozët e kombëtares së Kosovës, të cilët shpresonin se Januzaj do t’i bashkohej përfaqësueses së Bunjakut kur ajo të lejohej nga FIFA dhe UEFA për të luajtur ndeshje ndërkombëtare.

Top Channel