Man Utd konfirmon Van Gaal-in trajner

19/05/2014 00:00

Tashmë është zyrtare. Louis Van Gaal do të jetë trajneri i ri i Manchester United.

Lajmi është konfirmuar nga drejtuesit e klubit anglez, të cilët, nëpërmjet një komunikate për shtyp, kanë theksuar se holandezi do të jetë në krye të skuadrës së tyre, deri në vitin 2017.

Kjo është hera e parë, që Van Gaal do të drejtojë një ekip në Premier League. Më parë, 62-vjeçari ka drejtuar skuadrat e Ajaksit, Barcelonës, AZ Alkmaar dhe Bayern Munchen, me të cilat ka fituar një Ligë Kampionësh, një Kupë UEFA, një Kupë Interkontinentale, 2 Superkupa Europe, 4 tituj kampion në Holandë, 2 në Spanjë dhe 1 në Bundesliga.

Van Gaal do të startojë detyrën e re në fund të kampionatit botëror, gjatë së cilit ai do të drejtojë përfaqësuesen holandeze. Zëvendës/trajneri i tij do të jetë Ryan Giggs, ai që mori postin e trajnerit të përkohshëm të Manchester Utd pas shkarkimit të David Moyes.

Top Channel