Diego Costa rrezikon Botërorin

19/05/2014 00:00

Diego Costa rrezikon të mos luajë Botërorin e Brazilit pas dëmtimit muskular që pësoi në ndeshjen e fundjavës kundër Barcelonës.

Duhen edhe 14 ditë që Spanja të nisë grumbullimin në SHBA dhe 24 ditë që të luajë ndeshjen e parë ndaj Hollandës. Nëse vizitat mjekësore do të konfirmojnë tërheqjen në pjesën e pasme të kofshës, atëherë do të jetë shumë e vështirë për të pjesëmarrja në turneun më të rëndësishëm futbollistik.

Diego Costa pësoi tërheqje muskulare në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve kundër Barcelonës dhe sërish kundër katalanasve u dëmtua në të njëjtën zonë vetëm pas 15 minutash lojë ditën e shtunë.

Për momentin është e sigurtë që sulmuesi nuk do të luajë finalen e madhe të Champions League ndaj Realit (të shtunën, ora 20:45).

Top Channel