Tenis, Djokovic shpallet “Perandor” i Romës

19/05/2014 00:00

Novak Djokovic është fituesi i Foro Italicos pasi mundi në finale spanjollin Rafael Nadal në Masters 1.000 të Romës me rezultatin 6-4, 3-6 dhe 3-6.

Ky është titulli i tretë i serbit në turneun tenistik italian dhe i treti Masters 1.000 gjatë këtij viti pas fitoreve në Indian Wells dhe Miami.

Përveç setit të parë, Djokovic dominoi ndeshjen dhe fitoi me meritë ndaj numrit 1 të botës.

Tashmë tenistët do të bëhen gati për Grand Slam-in e radhës: Roland Garros-in e Francës.

Top Channel