Flamurtari fiton Kupën e Shqipërisë

18/05/2014 00:00

Flamurtari është fituesi i Kupës së Shqipërisë, pasi mundi në finale 1-0 skuadrën e Kukësit.

Edhe pse kaluan një sezon me shumë ulje dhe ngritje, madje dhe dilema për qëndrimin në Superligë, trofeu i fituar në “Qemal Stafa”, i dyti për nga rëndësia në futbollin shqiptar, i jep mundësinë vlonjatëve të luajnë në Europa Ligue.

Protagonisti i fitores ishte Arbër Abilaliaj, autori i golit që në një farë mënyrë shpëton dhe sezonin e Flamurtarit.

Ky është trofeu i katërt i kupës i fituar nga skuadra vlonjate, ndërkohë që Kukësi e mbyll edhe këtë sezon pa asnjë trofe.

Me këtë ndeshje është kompletuar dhe numri i skuadrave që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Europë.

Skënderbeu do të luajë në paraeliminatoret e Ligës së kampioneve, ndërkohë që Kukësi, Laçi dhe Flamurtari do të shkojnë në Europa Ligue.

Top Channel