Juve e mbyll me rekord, plot 102 pikë

18/05/2014 00:00

Juventusi mori trofeun e kampionit të Italisë pas fitores 3-0 ndaj Cagliari-t, dhe e mbyll kampionatin me 102 pikë, një rekord i ri ky, jo vetëm për Serinë A, por për 5 kampionatet më të forta në Europë.

Për skuadrën e Conte-s sfida ndaj Cagliarit, i ngjau më shumë një ndeshjeje stërvitore.

Andrea Pirlo, Lorente dhe Marchisio ishin autorët e golave që e bënë më të bukur festën e tifozërisë juventine, të cilët valëvisnin banderola me mbishkrimin ‘Con…te’, që në shqip përkthehet “Me ty”.

Trajneri Conte është shumë pranë rinovimit të kontratës me klubin bardhezi, por ditët në vazhdim do të jenë vendimtare për të ardhmen e trajnerit dhe stolit të kampionëve të Juves.

Top Channel