Kampionati Kombëtar i Hipizmit, gara e dytë

18/05/2014 00:00

Gazmend Brahimi me kalin e tij Kolombo është fituesi i garës së dytë të Kampionatit Kombëtar të Hipizmit.

Brahimi zhvilloi një garë më të mirë se 5 rivalët e tij, duke e mbyllur atë me kohën 1 minutë e 6 sekonda. Në vendin e dytë u rendit 17-vjeçarja Ema Qehajai, e cila shihet si një vajzë me të ardhme në këtë sport.

Sipas presidentit të Federatës Shqiptare të Sporteve me Kuaj, Klodian Allajbeu 12 garat në kampionatin shqiptar të hipizmit do të vendosin dhe emrat e sportistëve që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Kampionatin Ballkanik për disiplinën ‘Jumping’ që do të organizohet në Zagreb të Kroacisë.

Gara e tretë e Kampionatit Kombëtar do të zhvillohet në fillim të muajit Qershor.

Top Channel