Turqi, Galata nderon minatorët e Soma-s

18/05/2014 00:00

Lojtarët e Galatasaray-t, përpara ndeshjes së fundit në kampionat kundër Erciyesspor, të fituar më pas 2-1, kanë zbritur në fushë me kaska minatorësh, për të kujtuar mbi 300 viktimat e shpërthimit në minierën e Soma-s.

Këtë gjë nuk e ka bërë vetëm ekipi i drejtuar nga Roberto Mancini, por edhe skuadra e basketbollit të Galata-s, përpara sfidës me Besiktas, duke ripërsëritur xhestin fantastik të solidaritetit dhe qëndrimit pranë familjarëve të viktimave.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel