Ndëshkohen rëndë PSG dhe City

17/05/2014 00:00

City dhe Paris Saint-Germain janë ndëshkuar ashpër për thyerje të rregullave financiare të vendosura nga UEFA.

Të dyja këto ekipe kanë tejkaluar humbjen e lejuara prej 62 milionë dollarësh gjatë sezoneve 2011-2012 dhe 2012-2013.

Anglezët e City, të cilët fundjavën e kaluar arritën të fitonin Premier League, kanë deklaruar se e pranojnë dënimin, i cili përfshin një gjobë prej 82 milionë dollarë, kufizim të shpenzimeve të transferimeve si edhe reduktim të ekipit në 21 lojtarë në sezonin e ardhshëm në Champions League.  

City pati një humbje rekord prej 307 milionë dollarë gjatë vitit 2010 dhe 192 milionë në 2011, para këto të mbuluara nga sheiku Mansour.

Gjithashtu edhe kampionët e Francës kanë marrë të njëjtin dënim si edhe anglezët.

Pavarësisht sanksioneve presidenti i PSG tha gjatë së premtes se “do të vazhdojë të investoj në zhvillimin e një ekipi konkurrues, gjithashtu investimet do të vazhdojnë edhe në infrastrukturë”.

UEFA ndëshkoi edhe disa ekipe të tjera, të cilat morën dënime më të vogla. Ekipi rus i Zenitit u dënua me 12 milion euro, Rubini, Anzhi dhe Levski i Sofia kanë marrë dënime më të vogla. Edhe Galatasaray, Bursaspori dhe Trabzonspori janë në listën e klubeve që nuk i kanë respektuar rregullat financiare.

Top Channel