Maradona: Ambasador për një Napoli të madh

16/05/2014 00:00

“Nëse De Laurentiis më kërkon ambasador të Napolit, do të më bëhej qejfi, por duhet ta vendosim në momentin e duhur. Unë kërkoj një Napoli të madh, që vlen në botë dhe që nuk humbet Champions-in për 1 gol”.

Nga Dubai, Diego Armando Maradona i dërgon një mesazh presidentit të napolitanëve.

“Mendoj dhe kam besim se, nëse Lavezzi dhe Cavani do të ishin ende lojtarë të kësaj skuadre, do të flisnim sot për një Napoli të madh – ka shtuar “Pipe de Oro”. – Fatkeqësisht, De Laurentiis i la të largoheshin”.

“Duhet të kthehem te Napoli për të fituar titullin”, ishte premtimi i Maradonës ndaj tifozëve të të kaltërve, i dhënë gjatë një transmetimi. “Napoli për mua ka qenë një bastvënie. Mbërrita këtu, në një Napoli që luftonte për të mos rënë, apo në një periudhë kur mund të mos vinte asnjë lojtar i madh. Dija vetëm se në çdo ndeshje do të ishin mbi 70 mijë tifozë që do të më ndiqnin, dhe kjo më mjaftonte. Në atë moment mendova se nuk do të largohesha kurrë nga Napoli. Në fillim nuk ishim një skuadër e fortë, por më pas u bëmë kompetitivë. Isha grindur te Barcelona dhe nuk doja të qëndroja më atje, ndaj dhe zgjedhja e Napolit ishte si një shpëtim për mua. Të bëja të lumtur njerëzit në Napoli ka qenë më e bukur se sa të fitoja Kupën e Botës”, ka rikujtuar më tej ai.
 
Sa i përket Botërorit që do të zhvillohet muajin e ardhshëm, ish-ylli argjentinas shprehet: “Do të jetë një kompeticion ku do të dominojë Amerika e Jugut. Brazili dhe Argjentina kanë lojtarët e duhur për të fituar. Nuk e di nëse Spanja do të mund të përsërisë sukseset e fundit, ndërsa Italia ka lojtarë të mirë, edhe pse nuk është favorite. Megjithatë, duhet të kujtojmë se gjithnjë kur Italia nuk ka qenë favorite ka habitur të gjithë. Prandelli është një trajner i zoti dhe e shoh si një lider të ekipit”.

Top Channel