Kaka’ rinovon dhe lëshon sfidën

16/05/2014 00:00

Kaka’ do të rinovojë edhe për një vit tjetër kontratën e tij me Milanin siç publikon ‘La Gazzetta dello Sport’ dhe ndërkohë vetë ai lëshon sfidën duke thënë për ‘Milan Channel’ se kuqezinjtë duhet të bazohen tek historia dhe vlerat e Milanit në mënyrë që të shmangin një tjetër sezon si ky që po përfundon.

“Duhet të rinisemi nga vlerat e Milanit, një shoqëri që ka një histori të shkëlqyer. Vitet më të mira të karrierës sime i kam kaluar tek Milani dhe kurrë nuk jam penduar që u riktheva. Do doja shumë të shkoja në Botëror, por nuk jam i trishtuar pasi bëra maksimumin për të bindur trajnerin. Përveç dëmtimit në Torino, gjatë këtij viti kam luajtur shumë dhe në Madrid nuk i bëja kurrë tre ndeshje radhazi”, tha Kaka’.

Fituesi i Topit të Artë në vitin 2007 pranon se zërat e merkatos e bezdisin: “Mendoj se është në kulturën e italianëve që të flasin për të ardhmen, por është një gjë që ne futbollistëve na krijon ankth. Nuk mjafton të thuash që do të qëndroj.”

Top Channel